“Një burrë me dy gra”/ Futbollisti i kombëtares angleze komenton jetën e dyfishtë: Zgjedhje idiote…

0
27

Zbulimi i jetës së dyfishtë, me dy familje, e Kyle Walker ka shkaktuar bujë në medie javët e fundit, teksa sipas raportimeve të fundit theksohet se futbollisti i Manchester City-t ka pasur edhe një lidhje të tretë.

Duke sqaruar këto lajme, në një intervistë për “The Sun” vetë Walker ka treguar situatën në fjalë, ndërsa pranoi se është i vetmi fajtor për çfarë ka ndodhur.

“Ajo që bëra është e tmerrshme, marr përgjegjësinë e plotë. Mora vendime idiote, nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalon Annie (Kilner, gruaja e tradhtuar). U përpoqa ta pyesja, por ajo po kalon mes dhimbjeve e vuajtjeve… Burri që duhej ta donte dhe kujdesej për të, të ishte aty për të, ia bëri këtë. I vetmi fajtor jam unë, kam luajtur një rol dhe e dija që po bëja zgjedhje të gabuara, por tani më duhet të pranoj të gjitha gabimet e mia”- tha fillimisht ai, raporton Supersport.

Më tej Walker vazhdon: “Veprimet e mia kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje për shumë njerëz. Më vjen keq, disa gjëra nuk duhet të ndodhin në një familje. Unë jam një qytetar privat, por edhe një personazh publik dhe duhet të përballem me të gjitha këto. Gjithçka doli në media nuk më ndihmoi, por tani kam vendosur të flas me shpresën se të paktën mund t’i shpjegoj dhe t’i jap gruas dhe fëmijëve të mi jetën private që ata kanë aq shumë nevojë dhe e meritojnë. Nuk e kam menduar kurrë se jeta ime do të kishte qenë kështu dhe se do të bëhesha baba i gjashtë fëmijëve. Më duhet të zbuloj pse e bëra këtë, pse ndodhën disa situata. Unë jam njeri dhe kam bërë gabime, si brenda dhe jashtë fushës. Këto të fundit janë sigurisht më të dëmshme dhe më të dhimbshme. Futbolli është jeta ime, por familja është para çdo gjëje në planet dhe sot ata po vuajnë jashtëzakonisht shumë. Ne themi natën e mirë në ‘FaceTime’ me djalin tim, më dhemb që nuk jam me të për shkak të gabimit tim.”

Së fundi, Walker tregon gjithashtu se si shkuan gjërat me të dashurën e tij Lauryn Goodman, të cilën e takoi në vitin 2020.

“Nuk ishte e qëllimshme apo e paramenduar, por shkova në shtrat me të. Ishte një periudhë në të cilën ndodhën shumë gjëra. Në fund të tetorit më tha që ishte shtatzënë, isha me fizioterapistin dhe gati më ra të fikët. Ajo më pyeti se çfarë problemi kishte dhe nuk i thash asgjë, duhej ta mendoja, ndërsa pyesja veten se çfarë duhej të bëja, ndërsa mendoja Annien dhe djemtë. Bëra të pamundurën për ta mbajtur të fshehtë, por marr përgjegjësinë e plotë për zgjedhjet e mia dhe për lëndimin e njerëzve të tjerë. Askush nuk më vendosi një armë në kokë dhe më tha që duhej ta kisha bërë, nuk do të fajësoja askënd tjetër. Nëse do të kthehesha mbrapa dhe do të kisha mundësi për ta ndryshuar, do ta bëja. Shtatzënia vulosi gjithçka.  Faji është vetëm i imi, fëmijët janë të pafajshëm dhe kjo duhet të jetë e qartë në mendjet e të gjithëve”-deklaroi Kyle Walker.


Top Channel