Merr flakë makina në ecje në Fier! Mjeti i shkatërruar, pamje nga vendi ngjarjes

0
63

Një makinë ka marrë flakë në ecje, në Fier, përkatësisht në aksin që lidh qytetin me autostradën Fier-Tiranë.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka ndaluar kur ka vënë re flakët.

Më pas ai ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, të cilët kanë bërë të munduar shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.


Top Channel