Emri/ Ndërron jetë në spital gjatë ndërhyrjes estetike 31-vjeçarja, familjarët padi për mjekim të pakujdesshëm

0
46

Një 31-vjeçare ka ndërruar jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan.

E reja iu nënshtrua një procedure estetike të liposucionit ditën e hënë, ndërsa të martën pësoi trompozë dhe ndërroi jetë.

Aktualisht trupi i të resë ndodhet në morg ku po i bëhet autopsia, ndërsa familja ka kallëzuar rastin në komisariatin nr. 4 për mjekim të pakujdesshëm.

Sipas familjarëve, 31-vjeçarja Irida Hasalla vuante dhe nga tumori në mitër për të cilin kurohej në Belgjikë por mjekët e Spitalit Amerikan i thanë që kjo ndërhyrje nuk do të ndikonte në gjendjen e saj.


Top Channel