INVESTIGIMI/ “Manipulimi i aksidenteve në punë”, sonte në “Inside Story”: Provat si manipulohen vendngjarjet, pjesë e skemës edhe spitalet private

0
24

Në Shqipëri regjistrohen qindra aksidente në punë çdo vit, ku një pjesë e madhe e tyre përfundojnë me fatalitet.

Në shumicën e rasteve, shkak bëhet mosrespektimi i kushteve të sigurisë nga punëdhënësit apo drejtuesit teknikë.

“Inside Story”, do të sjellë një investigim të thelluar që zbulon se si një pjesë e mirë e aksidenteve mbahen të fshehta apo manipulohen vendngjarjet, duke i lënë fajin viktimave.

Në këtë dokumentar, do të zbulohen një sërë denoncimesh konkrete me prova që zbulojnë se si mbyllen çështjet duke amnistuar kompanitë e mëdha.

Shpesh herë, pjesë e skemës bëhen edhe spitalet private të cilat kurojnë të dëmtuarit e aksidenteve dhe nuk lëshojnë dokumentacionin përkatës që puntorët të trajtohen sipas ligjeve.


Top Channel