Napoli kërkon zëvendësuesin e Osimhen-it, i parë në listë është sulmuesi i Bolognas

0
22

Jo vetëm për merkaton e janarit. Napoli po mendon edhe për sezonin e ardhshëm dhe largimet e mundshme në verë.

Midis të larguarve mund të jetë edhe Victor Osimhen. Sulmuesi ishte protagonisti në fitoren e titullit të tretë të Napolit, së bashku me Kvaratskhelia në ekipin e atëhershëm të trajnerit Luciano Spalletti.

Mundësia që nigeriani t’i thotë lamtumirë klubit italian është konkrete dhe tani po mendojnë për pasardhësin e tij.

Sipas raportimeve të medieve italiane, i pari në listën e kampionëve në fuqi të Italisë për të zëvendësuar Osimhen është sulmuesi i Bologna, Joshua Zirkzee.

Megjithatë, ai nuk është i vetmi që po mbhet nën vëzhgim, pasi drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meluso po ndjek me shumë interes edhe Serhou Guirassy të Stuttgart, Jonathan David të Lille dhe Victor Boniface të Bayer Leverkusen./ Super Sport


Top Channel