Sulmi në bazën amerikane në Jordani, një nga grupet islamike “pezullon” operacionet

0
21

Pas sulmit të ndodhur në bazën amerikane në Jordani, ku tre ushtarë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën, një grup militant i mbështetur nga Irani, i cili dyshohet se qëndron pas këtij rasti, njoftoi “pezullimin” e operacioneve ushtarake ndaj forcave të SHBA.

Milicia Kataib Hezbollah tha në deklaratë gjatë orëve të vona të së martës se kjo pauzë synon që të parandalojë “turpërimin” e qeverisë irakiene ndërsa la të nënkuptohet se çdo veprim i ndërmarrë deri në këto momente kundër trupave amerikane ka ardhur si rrjedhojë e mbështetjes që Shtëpia e Bardhë i ka dhënë Izraelit në luftën në Gaza.

Deklarata e bërë nga ky grup islamik, u prit me skepticizëm nga ana e Pentagonit. Zëdhënësi Pat Ryder tha se veprimet flasin në shumë se fjalët. Ai shtoi më tej se SHBA do të hakmerret për jetët e humbura.

Qëndrim që u pohua edhe nga presidenti Biden, i cili pohoi për gazetarët se do t’i përgjigjej sulmit por pa dhënë më shumë detaje për këtë çështje.

Megjithatë, Uashingtoni ende nuk ka përcaktuar përfundimisht se ky grup qëndron prapa sulmit. Pas kësaj ngjarjeje presionet ndaj administratës Biden janë rritur akoma më shumë


Top Channel