Rita Ora paralajmëron projektin e parë muzikor për vitin 2024, bashkon forcat me DJ Gryffin për këngën e re – Telegrafi

0
45

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka bashkuar forcat me muzikantin dhe DJ-in e njohur amerikan, Gryffin, për një bashkëpunim të ri.

“Last Of Us” mban titullin kënga e tyre e re, e cila do të publikohet bashkë me klip më 16 shkurt.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet interpretuesja e hitit “I Wil lnever Let You Down”, përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me Gryffin në prapaskenat e xhirimeve.

Foto: Rita Ora/Instagram

“E entuziazmuar të ndaj me ju kopertinën artistike të ‘Last Of Us’, që do të shfaqet më 16 shkurt. Ne të dy e duam atë tingull klasik të muzikës Elektro/Dance të viteve 2010 dhe donim ta rikthenim për këtë me një rrotullim të freskët. Çfarë mendoni të gjithë ju”, shkroi Rita në Instagram.

Ky është projekti muzikor që këngëtarja e lindur në Prishtinë, do të publikojë për këtë vit.

Foto: Rita Ora/Instagram

Vitin e kaluar ajo shënoi një sukses të kënaqshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës me publikimin e albumit të tretë në karrierën e saj, “You and I”, i cili u prit jashtë mase mirë nga publiku.

Krahas muzikës, Ora po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në televizion – ku aktualisht është në rolin e anëtares së jurisë në spektaklin “The Maskes Singer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/