Ekspozita për Fatos Kongolin, hapet në bibliotekën Kombëtare në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

0
37

Ekspozita “Fatos Kongoli në 80-vjetorin e lindjes” vazhdon të qëndrojë e hapur në Bibliotekën Kombëtare.

Aty shpaloset e gjithë krijimtaria e Kongolit ndër vite, një prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të letrave shqipe. Që prej tregimeve të tij të parë e deri tek romani i fundit, gjithçka e rrëfyer edhe nëpërmjet shkrimeve dhe recensove në titujt e kohës.

Përveç botimeve shqip, këtu shohim edhe romanet e tij te botuar në disa gjuhë të botës. Së bashku me çmimet me të cilat është nderuar ndër vite. Fatos Kongoli është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë”. Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-ën.

Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, Spanjë, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane, si: Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, The Guardian, The Indipendent, El Publico etj.


Top Channel