Pëllumbi i dyshuar si ‘spiun kinez’ lirohet më në fund nga India pas disa muajsh në kafaz (fotot)

0
55

Një shpend i dyshuar si “pëllumb spiun kinez” është liruar më në fund në botën e egër nga India, pasi ishte mbajtur i mbyllur për tetë muaj.

Pëllumbi ishte kapur në maj nga policia e Mumbai pranë një porti, ku iu gjetën dy unaza në këmbët e tij, me një mesazh që dukej se ishte shkruar në gjuhën kineze, raportojnë mediat.

Por hetimet e policisë thanë se pëllumbi ishte në fakt një zog garash tradicionale nga Taivani, që aksidentalisht kishte humbur rrugën dhe përfundoi në Indi.

Nuk dihet se përse nisën zhurmat për ‘spiunë të Kinës’ por shpendi i ishte dërguar më pas në spitalin e kafshëve në Mumbai, Bai Sakarbai Dinshaw.

Pas qartësimit të origjinës së tij ai iu dërgua shoqatës së parandalimit të mizorisë ndaj kafshëve dhe rrjedhimisht u lirua.

Por kjo nuk hera e parë që zogj dyshohen për aktivitetet spiunazhi në Indi.

Në 2020, autoritetet indiane lëshuan një pëllumb të kapur në Kashmir që i përkiste një peshkatari nga Pakistani, që pas hetimeve përsëri u konfirmua se nuk ishte ‘spiun.’

Në fshatrat kufitare indiane garat e pëllumbave janë një sport popullor, duke përdorur pulla e unaza në këmbët e zogjve për identifikim.

Në vitin 2013, siguria indiane zbuloi një falkua me një kamera dhe në 2010, një tjetër pëllumb u ndalua për dyshime spiunazhi, shkruajnë mediat.


Top Channel