Afrika e Jugut eliminon Cape Verden në penallti dhe kualifikohet në gjysmëfinale – Telegrafi

0
57

Afrika e Jugut ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës pasi kanë mposhtur në penallti Cape Verden.

Pjesa e parë ishte e pasur sa i përket rasteve të shënimit, mirëpo të dy skuadrat nuk arritën që të gjejnë rrugën e golit.

Afrika e Jugut mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh e pati me Teboho Mokoena, por ai nuk arriti që ta finalizojë aksionin.

Në anën tjetër Cape Verde rastin më serioz për gol e pati me Evidence Makgopa i cili në minutën e 54-të iu afrua seriozisht golit.

I njëjti ritëm e përcolli këtë ndeshje edhe në pjesën e dytë, me të dy kombëtaret që patën rastet e tyre për shënim por nuk e gjetën golin.

Për këtë arsye u desh që ndeshja të shkojë në vazhdime, ku edhe aty nuk pati zhbllokim të rezultatit dhe u deshën penalltitë për të vendosur fituesin.

Në penallti më të saktë u treguan futbollistët e Afrikës së Jugut dhe kështu siguruan gjysmëfinalen e Kupës së Kombeve të Afrikës ku tani do të luajnë përballë Nigerisë./Telegrafi/