Ish-mesfushori i njohur i Man United njofton për pensionimin nga futbolli në moshën 36-vjeçare – Telegrafi

0
41

Ish-lojtari i Evertonit dhe Manchester United, mesfushori Marouane Fellaini, përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se është pensionuar nga futbolli aktiv.

36-vjeçari i cili jo shumë kohë më parë i dha fund periudhës katërvjeçare në Kinë tek Shandong Taishan, ka thënë të shtunën se ai po i jep fund karrierës 18-vjeçare si futbollit profesionist.

Fellaini e kishte nisur karrierën në Belgjikë tek Standard Liege, para se të kalojë në Angli tek Evertoni për 15 milionë euro në 2008. Ai me paraqitjet e tij të mira zuri vend në formacionin startues të David Moyes, duke bërë kështu 117 paraqitje për Evertonin.

Fellaini ka bërë 87 paraqitje për kombëtaren e Belgjikës dhe ka kaluar plotë 12 vite duke luajtur në Ligën Premier, nga gjashtë për secilën prej Everton dhe Manchester United, pasi lëvizi në “Old Trafford” në vitin 2013.

“Po e shkruaj këtë njoftim për të bërë të ditur se pas një karriere prej 18 vitesh, unë po pensionohem nga futbolli. Çfarë udhëtimi i pabesueshëm ka qenë. Unë jam mirënjohës që kam luajtur sportin që dua në nivelin më të lartë”, ka shkruar Fellaini në Instagram.

Fellaini ka fituar FA Cup dhe Ligën e Evropës gjatë kohës sa ishte pjesë e Unitedit, si dhe ka ndihmuar Belgjikën që të zë vendin e tretë në Botërorin e vitit 2018.

Ai raportohet se kishte fituar plotë 18 milionë euro gjatë kohës sa luante në Kinë. Aty ai zhvilloi rreth 137 ndeshje duke shënuar 50 gola dhe duke kontribuar në fitimin e titullit të ligës në 2021./Telegrafi/