Ashpërsohen reagimet për Kosovën! BE dhe SHBA: Shqetësuese veprimet e fundit të qeverisë

0
42

Ndërkombëtarët ashpërsuan tonet këtë fundjavë në reagimet e tyre të përsëritura për veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës lidhur me nxjerrjen nga qarkullimi të dinarit serb.

Në një deklaratë të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, thuhet se Brukseli është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë. Stano iu referua  bastisjes në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë. BE-ja tha ai “i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të shtojnë tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE”.

Zëdhënësi i BE-së argumenton se mbyllja e menjëhershme e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme të komunitetit serb të Kosovës,  duke u kufizuar qasje në shërbime themelore sociale. Stano i kujton autoriteteve kosovare se statusi i këtyre strukturave parashikohet të zgjidhet në dialog dhe ka  lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pak orë para be dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si mbëhstetës për Kosovën në arenën ndërkombëtare

 “Jemi të shqetësuar edhe nga veprimet e Policisë së Kosovës sot për sekuestrimin e dinarit serb dhe veturës që e transportonte për të shpërndarë pagesat sociale nga Serbia. Ne kërkojmë nga autoritetet e Kosovës të sigurojë që individët për të cilët janë menduar këto pagesa të përfitimeve sociale t’i marrin ato pa vonesë shkruan ai në një letër, të cilën e ka publikuar ambasada amerikane në Prishtinë”, tha Hovenier.

Edhe Diplomati amerikan kërkon që “çështja e strukturave serbe duhet të përfshihet në dialog dhe kërkon shtyrën e zbatimit të rregullores së ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës për doinarin. derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa popullata të jetë mjaft e informuar se si do të vazhdojë tranzicioni i përfitimeve të tyre”, thuhet në letër.


Top Channel