Bruno Fernandes refuzoi milionat e Al Hilal në janar për të qëndruar te United

0
37

E ardhmja e Bruno Fernandes mund të kishte qenë në Arabinë Saudite, megjithatë portugezi zgjodhi të vazhdonte qëndrimin te Manchester United.

Sipas raportimeve të medieve portugeze, mesfushori refuzoi milionat e Al Ahli, duke zgjedhur qëndrimin te “Djajtë e Kuq”.

Portugezi vendosi të qëndrojë te skuadra e Manchester United, të paktën deri në përfundim të këtij sezoni.

Që nga fillimi i sezonit me “Djajtë e Kuq”, Fernandes numëron gjithsej 30 paraqitje me 7 gola dhe 6 asistime./Supersport


Top Channel