Manchester United shumë i fortë për West Hamin, fiton dhe e tejkalon në renditje – Telegrafi

0
45

Manchester United ka shënuar fitore ndaj West Ham me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 23-të të Ligës Premier.

Ndeshja nisi me raste nga të dyja palët, ku Edson Alvarez dhe Bruno Fernandes këruan golin, por pa sukses.

Në minutën e 23-të u zhbllokua ndeshja, kur Rasmus Hojlund shënoi për 1-0 pas asistimit të Casemiros.

West Ham kërkoi barazimin në pjesën e parë, por në dy raste nuk arriti të shënonte, ndërsa një rast për vendasit e kishte edhe Hojlund, por që nuk shënoi.

Më të filluar pjesa e dytë, Manchester United shtoi epërsinë në 2-0 pas golit të Alejandro Garnacho i cili përfitoi nga asistimi i Bruno Fernandes.

I njëjti lojtari shënoi edhe golin e qetësisë për Djajtë e Kuq në minutën e 84-të për 3-0, duke konfirmuar paraqitjen e tij pozitive.

Manchester United pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa West Ham është një pozitë më poshtë me dy pikë më pak. /Telegrafi/