Nuk kishte asnjë lidhje me barazimin e tyre me Atleticon, Real Madrid TV godet Xavin – Telegrafi

0
42

Real Madrid TV ka kërkuar një fajtor me çdo kusht për rezultatin e derbit të Madridit në të cilin ekipi i tyre barazoi 1-1.

Duke u ankuar për vendimin e arbitrit për të mos i dhënë një penallti skuadrës së tyre gjatë lojës, Real Madrid TV iu përgjigj Xavit mbi komentet e tij duke pretenduar se gjyqtarët favorizojnë Los Blancos.

“Xavi thotë le të konkurrojmë? Duhet mbajtur mend se Xavi e ka nën dyshime karrierën e tij si lojtar pasi ndeshjet e tij po hetohen nga Prokuroria. Mësime të mira, se e gjithë karriera e tij është nën dyshime”, thuhet në reagimin e Real Madrid TV.

Real Madridi dukej i destinuar të mposhtte Atleticon 1-0 përpara se të pranonte një gol në sekondat e fundit të ndeshjes, kur i ndëshkoi ish-lojtari i tyre, Marcos Llorente.

Megjithatë, ndeshja ishte e mbushur me polemika pasi Bardhezinjve iu mohuan dy thirrje të mëdha për një penallti me arbitrin që refuzoi të konsultohej me VAR-in.

Real Madridi mbetet tetë pikë larg Barcelonës në krye të renditjes tabelore në La Liga. /Telegrafi/