Në raporte intime me minorenen dhe tri gra, flet avokati i kirurgut maniak: Nuk ka pasur…

0
42

Dervish Hasi me profesion kirurg është arrestuar ditën e djeshme në Tiranë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Nga hetimet policore, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

Rasti i rëndë është trajtuar sot në “Shqipëria Live”, ndërsa i ftuar ka qenë avokati mbrojtës i Hasit. Ky i fundit insistoi se akuzat janë shpifje dhe nuk ka pasur marrëdhënie seksuale mes 42-vjeçarit dhe 14-vjeçares.

Bezat: Avokat të mos e normalizojmë këtë gjë sepse jam e sigurt që nese s’keni një vajzë keni një të afërme të mitur në familjen tuaj.

Avokati: Është shpifje.

Bezat: S’ka kryer marrëdhënie me vajzën?

Avokati: Jo është shpifje.

Bezat: Vajza e pranon që ka pasur marrëdhënie me klientin tuaj pra.

Avokati: Po ça janë këto shpifje. Vajza nuk ka dhënë deklarimet akoma, para një ore dha deklarime merrini dhe pyetini.

Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjecarit. Në referencë të rastit, dyshohet se Hasi e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

E mitura kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar.


Top Channel