Qeveria mban mbledhje, miratohet kërkesa e ministrit Murati për “Shpenzimet e Paparashikuara” – Telegrafi

0
44

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, këtë herë në formë elektronike.

Gjatë mbledhjes është miratuar një vendim.

“Vendimin për autorizimin e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve që të aprovojë transferet nga nën-programi “Shpenzimet e Paparashikuara” në ndonjë nën-program tjetër në tabelën 3.1 dhe 4.1 të Ligjit Nr. 08/L-260 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024”.