Shfrytëzonte të renë për prostitucion, në pranga 37-vjeçarja në Fier! Nën hetim edhe katër të tjerë

0
37

Fier

Operacioni, pas një hetimi disajavor, me metoda proaktive, të ndjekur nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier dhe nga Prokuroria e Fierit.

Shfrytëzonte një 24-vjeçare, për prostitucion, vihet në pranga 37-vjeçarja.

Procedohen penalisht 4 shtetas të implikuar në këtë rast.

Nga një hetim disajavor, i ndjekur me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe nga Prokuroria e Fierit, u siguruan prova për një rast të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Në bazë të këtyre provave u finalizua operacioni policor i koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja F. A., 37 vjeçe, banuese në Fier.

37-vjeçarja dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase 24 vjeçe.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.


Top Channel