SHPËRNDAJE

Kompania ajrore e fluturimeve të lira Wizzair ka paralajmëruar dy lidhje të reja drejt kryeqytetit të Kosovës: nga Memmingen dhe Dortmund, shkruan albinfo.ch. Fluturimet nga Bajerni do konkretizohen nga 30 tetori 2018, ndërsa nga metropoli i NRW nga 15 dhjetori 2018. Për të mos mbaruar këtu, dy qytetet gjermane do lidhen me Tiranën nga 30 tetori 2018. Ky lajm natyrisht që gëzon diasporën shqiptare në vendet gjermanofone.

“Rritja jonë lineare në Gjermani tregon angazhimin në vend si dhe i jep shtysë zhvillimit të turizmit në vendet respektive,” tha menaxheri i korporatës së Wizz Air, Andras Rado.

Wizz Air fluturon në tokat gjermane nga 2004 dhe çdo vit ka pasur rritje prej 27 përqind. Vetëm sot Wizz Air ka prezantuar 11 lidhje të reja ajrore në vendet e Europës lindore dhe qendrore.