Aristokratja që jetonte ‘jashtë sistemi’ me të dashurin, gjykohen për vdekjen e foshnjës së tyre në Britani (fotot)

0
42

Një çift që janë akuzuar se shkaktuan vdekjen e foshnjës së tyre të sapolindur, thanë sot në gjyq se e kishin mbajtur ngrohtë dhe të ushqyer para se ajo të vdiste papritur, megjithëse jetonin ne një tendë.

Aristokratja britanike Constance Marten, 36 vjeçe, dhe Mark Gordon, akuzohen si shkaktarë të vdekjes së Victoria duke jetuar në një tende pa rrymë elektrike e ujë në mesin e dimrit, pasi trembeshin se shërbimet sociale do t’u merrnin foshnjën e tyre.

Placenta e bebes u gjet në një makinë të braktisur në autostradën pranë Manchester në veri të Anglisë dhe policia nisi një kërkim të gjerë, teksa çifti kishin udhëtuar ne të gjithë Britaninë duke tentuar të largoheshin nga autoritetet dhe nga vendi.

Marten e Gordon jetuan për gati dy muaj në një tendë blu në të ftohtin e Brighton në jug të vendit, para bebja të vdiste siç supozohet nga i ftohti.

Çifti ishin njohur në vitin 2016 dhe kishin katër fëmijë të tjerë së bashku të cilët u ishin marrë nga shërbimet sociale, pasi Marten refuzonte t’i regjistronte apo te lindte ne spital, ndërsa kishte tentuar të jepte identitet të rremë pas lindjes së fëmijës së parë, u tha në gjykatë.

Çifti mohojnë vrasjen nga pakujdesia dhe neglizhenca të Victoria, akuzat e fshehjes së datës së lindjes, mizori ndaj të miturit dhe dëshmi të rreme për fshehjen e trupit.

Në mbyllje të fjalës së tij prokurori Tom Little tha: “Të akuzuarit bënë gjithçka për të fshehur lindjen nga autoritetet, ashtu si dhe kishin tentuar të fshihnin shtatzaninë.

“Ata nuk e regjistruan lindjen siç e kërkon ligji. Ata nuk kryen kontrollet para apo pas lindjes. Bebja nuk lindi në spital”.

Ai shtonte: “Është e qartë se veprimet e tyre ishin të qëllimshme. Vendimin e morën pasi u bënë të njohur prej fillimit te vitit te shkuar dhe nuk mund të qëndronin më në hotele, ata vendosën të jetonin në të egër, jashtë çdo lidhjeje me sistemin.”

“Ata vendosën të jetonin në kushte të lagështa, të ftohta dhe kjo përbën një rast mizorie prej neglizhencës dhe ekspozimit ndaj mjedisit.”

“Nuk ka prova për sëmundje natyrore apo dhunë”.

“Besohet se fëmija ka vdekur nga hipotermia e të ftohtit, ndërsa një opsion i dytë është versioni i Marten se e sapolindura ka vdekur pasi e zuri gjumi me këmbë të kryqëzuara”.

Çifti mohojnë akuzat e neglizhencës dhe vrasjes nga pakujdesia.

Kërkimi i tyre nisi kur makina me të cilën po udhëtonin mori flakë në autostradën  M61 më 5 janar të vitit që shkoi. Më pas në të policia gjeti pasaportën e Marten dhe mbetje placente të mbështjellë me peshqir, çka zbulonte ekzistencën e një bebeje të sapolindur, tha prokurori.

Çifti më pas kishte shpenzuar mijëra paundë në taksi duke udhëtuar në të gjithë Britaninë dhe lëvizjet e tyre ishin regjistruar nga kamerat e sigurisë.

Në Londër ata kishin blerë tendën e tyre të vogël, dy dyshekë portative  dhe një karrocë bebeje, por këtë të fundit e kishin braktisur pak më vonë.

Dyshja u arrestuan në Brighton më 27 shkurt, në gjendje të keqe nga i ftohti e të paushqyer, u tha në gjykatë.

Në gjyq u tha se Marten kishte lindur me herët një fëmijë në vitin 2017 teksa jetonte në një rulotë, dhe ishte paraqitur në spital duke pretenduar se ishte irlandeze pa adresë. Në një tjetër lindje në 2021, asaj i ishte refuzuar të merrte beben nga spitali pasi refuzonte bënte testin Covid.

Gjyqi vazhdon për rreth gjashtë javë, sipas raportimeve.


Top Channel