Vëllai i Liridona Ademajt reagon pas publikimit të dëshmisë së Naim Murselit: Nuk e komentojmë përmbajtjen – Telegrafi

0
44

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi ka reaguar pas publikimit në media të dëshmisë së Naim Murselit për ngjarjen, dhënë hetuesve policorë më 1 dhjetor.

Leonard Ademaj në reagimin e tij ka thënë se nuk komentojnë përmbajtjen e deklarimeve për të respektuar në plotni procedurën penale.

“Këtë javë prokurorja e rastit së bashku me hetuesit kanë intervistuar të dyshuarit për vrasjen e Liridonës tonë. Ashtu siç parashihet me ligj, ne si familje kemi marrë pjesë në intervistim përmes avokatit tonë”.

“Për të respektuar në plotni sekretin hetimor dhe procedurën penale, ne nuk do të komentojmë përmbajtjen e deklarimeve”, ka shkruar ai në Facebook.

Vëllai i Liridonës më tej ka thënë se familja është e kënaqur me mënyrën se si prokurorja ka organizuar intervistimin e të dyshuarve dhe kanë besim të plotë në punën e saj.

“Drejtësia duhet dhe do të triumfojë, për Liridonën tonë dhe për të gjitha gratë e vajzat e vrara”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/