SHPËRNDAJE

Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun shqiptar Dafina Zeqiri dhe Noizy kanë paralajmëruar prej disa muajsh se kanë gati bashkëpunimin e tyre të parë muzikor.

Mbrëmë reperi publikoi për fansat e tij në rrjetin social “Instagram”, dy video 15-sekondëshe, ku shfaqej duke dëgjuar në makinë këngën e re.

View this post on Instagram

Who the f*k gonna stop me 😄

A post shared by NOIZY OTR (@noizy) on

“Qëndrimin sikur diva, një pëllëmbë i ka veç taka, I love you bitch, I’m yours, prandaj t’u vuna nga mbrapa”. janë disa nga vargjet e Noizy-t.

Ndërsa Dafina nis të këndojë: “Sa herë që ti më vjen babe, e di që jam …”

Ndërkohë mendohet se titulli i këngës është “A don love a don sex”, por ende nuk është konfirmuar. Ende nuk dihet se kur do të jetë dita që do të dëgjojmë nga fillimi deri në fund bashkëpunimin e Noizy-t me Dafinën. Por me siguri do të jetë hiti i radhës dhe do e dëgjojmë kudo!