Interi i bindur që Lautaro do të nënshkruajë kontratë të re – Telegrafi

0
42

Interi ende nuk ka rënë dakord për një marrëveshje të re me Lautaro Martinez, por klubi është ‘i bindur’ se sulmuesi i tyre do të nënshkruajë një kontratë të re.

Sulmuesi 26-vjeçar argjentinas po kryeson ekipin drejt yllit të dytë të Scudettove këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë katër asistime në 18 paraqitjet e tij në ligë, duke qenë figura kryesore në skuadrën e Simone Inzaghit.

Kontrata aktuale e Lautaros me Interin skadon në qershor 2026 dhe klubi nuk ka absolutisht asnjë qëllim të humbasë kapitenin e tyre, kështu që bisedimet me rrethin e tij në lidhje me një marrëveshje të re kanë vazhduar tash e sa kohë.

Eksperti italian i transferimeve, Matteo Morett ka thënë për Fabrizio Romano’s Daily Briefing se Interi po ndihet jashtëzakonisht optimist në lidhje me negociatat e kontratës me Lautaros, ‘i bindur’ se ai do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin në të ardhmen e afërt.

Sulmuesi 26-vjeçar dëshiron të qëndrojë gjithashtu me Nerazzurrët, kështu që do të duhej diçka domethënëse për të ndryshuar gjërat siç janë.

Lautaro është rritur në një nga sulmuesit më të mirë në futbollin evropian te Interi, duke shënuar 123 gola në 265 ndeshje për klubin. /Telegrafi/