SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi është takuar me kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, ku kanë diskutuar shumë tema të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e komunës sonë.

Tema kryesore e këtij takimi ishte Lugina e Preshevës në dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Përfshirja e përfaqësuesëve të luginës së Preshevës në këtë dialog, dhe ia paraqita qëndrimet e mia dhe disponimin e të gjithë qytetarëve rreth kësaj çështje.
Temë tjetër me rëndësi të veçant ishte edhe mbështetja e bashkisë së Tiranës rreth projekteve tona që do të ia paraqesim shumë shpejt, ku kryetari Veliaj më premtoi se do na mbështesë rreth këtyre projekteve.

”Biseduam edhe rreth idesë sime që ia kam paraqitur edhe presidentit Thaçi rreth krijimit të fondit kombëtar të solidaritetit, gjë që duhet të finalizohet shumë shpejt dhe të kemi mbështetje edhe nga Republika e Shqipërisë”-ka shkruar kryetari Arifi në rrjetin e tij social./Presheva.com/