SHPËRNDAJE

Shërbimi për kujdesin e fëmijëve pranë Kuvendit Komunal në Preshevë,fton të gjithë shfrytëzuesit e shtesave fëminore që ti sjellin vërtetimet shkollore për vitin akademik shkollor 2018/2019,për fëmijët e moshës prej 7-19 vjetë,gjithashtu shfrytëzuesit duhen të sjellin aktvendimet në momentin e dorëzimit të vërtetimeve shkollore.

Afati i dorëzimit të vërtetimeve shkollore prej 15.09.2018 deri me 31.10.2018.

Vërtetimet dorëzohen në zyrën e shërbimit të shtesave fëminore prej orës 10.00 deri në orën 14.00.

Ata shfrytëzues që nuk i sjellin vërtetimet në afat të paraparë iu ndërpritet e drejta në shtesa fëminore.

Luten shfrytëzuesit e shtesave fëminore ti përmbahen afatit të paraparë./presheva.com/

 

Më 14.09.2018                                                 Drejtorati i veprimtarive shoqërore

Preshevë                                                          Shërbimi i shtesave fëminore

Xhelil Bajrami-udhëheqës