SHPËRNDAJE

Fondi Humanitarë Lokal në Preshevë mjetet e didikuara për këtë vit kalendarik i ka orientuar në pozicione të caktuara me theks të veçantë tek shpërndarja e pakove ushqimore  dhe pagesave financiare.

Sekretari i Fondit, Veli Mustafa për preshevacom ka deklaruar se mjetet e Fondit Humanitarë ndihmojnë sado pak gjendjen jo të mirë të qytetarëve në nevojë.

Sekretari Mustafa po ashtu ka kofirmuar se gjatë kësaj jave është bërë edhe seleksionimi i njerëzve që do të jenë shfrytëzues të kuzhinës popullore gjatë pesë ditë të javës. Rol të veçanë Fondi Humanitarë Lokal në Preshevë i kushton edhe dedikimit të mjeteve për bursat e studentëve. Sipas Veli Mustafës nga numri i përgjithshëm prej 242 kërkesave që kanë aplikuar prej tyre 212 janë pëfitues të bursës ku 200 nxënës marrin nga 20.000 dinarë dhe12 të tjerë nga 30.000 dinarë si studentë të dalluar. Sekretari i Fondit Humanitarë në Preshevë, Veli Mustafa ka premtuar se roli i tyre vullnetarë  për ti ndihmuar njerëzit në nevojë do të rris efikasitetin në periudhën në vijim./prsheva.com/