SHPËRNDAJE

Vendosja e linjave të reja të tensionit të lartë në Preshevë do të përmirësojë dukshëm furnizimin me energji elektrike.

Gjatë këtyre ditëve po bëhet përmirësimi i kualitetit të energjisë elektrike në disa zona të qytetit të Preshevës  por dhe në vendbanime të tjera ku kanë hasur ndërprerje të kohë pas kohshme të rrymës , këtë e ka konfirmuar sot kryeshefi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani.

Defektet e rrymës që shpesh herë janë evidentuar me shumë vonesë nga punëtorë të EPS- it kanë nxitur drejtues të pushtetit lokal të kërkojnë zyrtarisht përmirësimin e furnizimit me theks të veçant të sistemit elektro- energjetik. Sipas Hasanit punët në teren financohen nga EPS- i. Problemet teknike që janë evidentuar gjatë kësaj kohe në rënien e sistemit të energjisë elektrike sipas zyrtarëve ka qenë shkaku i rrjetit të vjetër i cili daton nga vitet e 60- ta.Gjatë këtyre ditëve punimet në terren po realizohen në rrugën e Karposhit, rruga Qemal Shehu, rruga e Norçës dhe pjesa ku furnizohen me rrymë disa vendbanime të Malësisë. Kryeshefi i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani për preshevacom ka potencuar se gjatë këtyre ditëve po punohet edhe në pëmirësimin e defekteve evidente tek shtyllat e ndriçimit publik në të gjtha vendbanimet e komunës së Preshevës./presheva.com/