SHPËRNDAJE

Biblioteka e qytetit “Mehmet Jusufi” njofton të gjithë dashamirët fjalës së shkruar se më 17 shtator ora 12:00, do të shënojë ditën e saj.
Në këtë eveniment janë të ftuar të gjithë krijuesit letrarë dhe mysafirë institucional.
Ndërkaq mysafirë special do të jetë shkrimtari Albatros Rexha , i cili do të bëjë edhe promovimin e librit  ”Kthimi”, i cili ishte më i kërkuar në panairin e Prishtinës.
Pjesë e këtij aktiviteti do të jetë edhe ekspozita e piktorit vendas Shqipërim Fejzullahu.
Ndërkaq autori Albatros Rexha promovimin e librit të tij do ta bëjë në format tjetër duke zhvilluar komunikim me lexuesit .

Më 17 shtator ora 12:00, biblioteka “Mehmet Jusufi” , ju mirëpret.