“Nuk mund të thuash jo” – Legjenda e Barcelonës shprehet i gatshëm të zëvendësojë Xavin – Telegrafi

0
38

Ish-legjenda e Barcelonës, Rafael Marquez, ka thënë se është i gatshëm të bëjë një hap para dhe të zëvendësojë Xavin si trajner i klubit.

Marquez momentalisht është në krye të Barca Atletic pasi u rikthye në Kataloni gjatë vitit 2022.

Mediumi spanjoll Mundo Deportivo ka raportuar se ish-mbrojtësi nuk është momentalisht në listën e ngushtë të kandidatëve nga Barcelona për të zëvendësuar Xavin.

Sidoqoftë, meksikani nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të marrë timonin e klubit në rast se një ofertë e tillë vjen në drejtim të tij.

“Është një turp që ekipi pësoi këtë humbje. Unë mendoj se bordi do të ketë punë për të menduar gjithashtu, mes kësaj periudhe dhe fundit të sezonit, të vendosin për cilin trajner, është në duart e tyre”, ka thënë Marquez.

“Unë do të vazhdojë të përgatitem, natyrisht, unë jam shumë i lumtur me punën që jam duke bërë së bashku me djemtë”, vazhdoi ai.

Ndërkohë kur pyet për mundësinë e zëvendësimit të Xavit, ai nuk hezitoi për të thënë se të gjithë do të donin ta kishin këtë fat.

“Kush nuk do të donte, apo jo? Por gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të përgatitesh për shkak se është sezoni im i dytë si trajner këtu, të përgatitem për atë mundësi”, u shpreh Marquez.

“Ju nuk mund t’i thuani jo një mundësie si kjo. Dhe nëse vjen, unë do të mundohem të jem në dispozicion dhe të bëjë më të mirën”, përfundoi ai./Telegrafi/