SHPËRNDAJE

Kampionia aktuale e Kosovës, Drita, e ka emëruar Shpëtim Duron në rolin e trajnerit pak ditë pasi Bekim Isufi dha dorëheqjeve pas rezultateve tejet të dobëta në fillim të sezonit të ri.
Shpëtim Duro, njëri prej trajnerëve me më përvojë në futbollin shqiptar, do ta marrë drejtimin e Dritës së zhytur në formë të dobët.

Drita i ka humbur katër ndeshjet e fundit në Ipko Superligën e Kosovës.

Duro ka qenë trajner i Flamurtari Vlorë për herë të fundit në Shqipëri. Më parë ai e ka drejtuar edhe Shkëndijën në dy periudha të ndryshme, Partizanin dhe Skënderbeun.

Isufi dha dorëheqje nga stoli i Dritës pas një sezoni tejet të suksesshme, që e bëri klubit gjilanas kampion të Kosovës dhe pati aventurë të suksesshme në kualifikime për Ligën e Kampionëve.