SHPËRNDAJE

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi ka etiketuar dy objektiva për afatin kalimtar dimëror.

Mbretërit kanë larguar Cristiano Ronaldon në verë, ashtu sikurse bënë edhe me mbrojtësin Theo Hernandez.

Megjithatë, për asnjërin nuk arritën ta sigurojnë zëvendësimin dhe mbyllen afatin veror me disa transferime, ku spikati ai i portierit Thibaut Courtois.

Por, klubi nga Santiago Bernabeu pritet të kthehet për transferime me hapjen e afatit kalimtar dimëror.

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi është gati të hidhet në sulm në janar për një sulmues anësor dhe një mbrojtës të krahut të majtë.

Për sulmin pëlqehet shumë talenti i madh meksikan i PSV-së, Hirving Lozano, ndërsa për mbrojtje, lojtari i Chelseat, Marcos Alonso.

Sikurse Lozano, ashtu edhe Alonso janë lidhur disa herë me Mbretërit, por janarit mendohet të jetë afati kur do të formalizohen ofertat drejt tyre.

Real Madridi gjithashtu edhe duke menduar edhe për një tjetër mesfushor qendror, pasi Dani Ceballos nuk po bind trajnerin Julen Lopetegui.