SHPËRNDAJE

Liga e Kampionëve do të fillojë nesër (e martë) me ndeshjet e para të fazës së grupeve.

UEFA ka rritur paratë për shpërblime në krahasim me sezonin e kaluar.

Të 32 ekipet që marrin pjesë në këtë fazë eliminimi të Ligës së Kampionëve do të kenë mundësinë të fitojnë shumë më tepër para se sa kanë fituar në të shkuarën.

Për një fillim, vetëm për pjesëmarrje, çdo klubi do t’i garantohen nga 15.25 milionë euro.

Kjo shumë do të rritet me 2.7 milionë euro për fitore dhe 900 mijë euro për barazim.

Kështu, një klub që arrin gjashtë fitore në fazën e grupeve do të marrë në shtëpi një total prej 16.2 milionë eurosh.

Çmimet pastaj rriten përsëri sa herë që një klub e kalon një raund.

Në sezonin 2017/18, klubet morën nga 12.7 milionë euro për pjesëmarrje në fazën e grupeve, ndërsa.5 milionë për një fitore dhe 500 mijë euro për barazim.

Ekipi që e fiton finalen do t’i marr ekstra katër milionë euro më shumë se sa në edicionin e fundit.

Faza e grupeve, pjesëmarrja: 15.25 milionë euro

Raundi i 1/16: 9.5 milionë euro

Çerekfinalet: 10.5 milionë euro

Gjysmëfinalet: 12 milionë euro

Finalja: 15 milionë euro

Fituesi: 4 milionë euro