SHPËRNDAJE

Domatja

Domatja është e pasur me potasium e gjithashtu me antioksidantin licopen për të cilat është verifikuar që ndihmojnë në presionin e gjakut dhe studimet tregojnë që kanë rol shumë të rëndësishëm edhe në shëndetin e përgjithshëm të zemrës.

Domatet e freskëta mund ti shtoni në sallatë, sendviq e shumë receta të tjera.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit konsiderohet si më i miri nga vajërat për gatim sa i përket shëndetit të zemrës.

Sipas nutricistëve përmbajtja e tij ndihmon në ngritjen e kolesterolit të “mirë” HDL dhe ul kolesterolin e “keq” LDL.

Hudhra

Hudhra është studjuar gjatë për përfitimet e shumta në ulje të kolesterolit.

I jep shije çdo ushqimi e gjithashtu ju ndihmon të keni zemër të shëndetshme prandaj futeni gjithmonë në dietën tuaj.

Farat e kungullit

Farat e kungullit janë të mbushura me fibra dhe yndyrna të shëndetshme që ndikojnë në nivelizimin e kolesterolit.

Shtojini ato në sallata, në kos, drithëra e forma të tjera si mund të ju pëlqejnë.

Arrat

Arrat gjithashtu janë në këtë listë.

Ato janë burim i acidit yndyrorë omega 3 e fibrave kjo i bën shumë të veçanta.

Konsumojini në forma të ndryshme si në supë, jogurt, sallatë, drithëra apo edhe vetëm arra.

Pula

Nëse flasim për yndyrna shtazore, apo nga mishi, preferohet të konsumohet gjoksi i pulës.

Ka përmbajtje të lartë të proteinave dhe më pak yndyrë se llojet tjera të mishit.