SHPËRNDAJE

Ideja e Thaçit për ridefinim të kufive është burim i vullnetit të qytetarëve të Luginës së  Preshevës deklaruar në Referendumin e 1 dhe 2 marsit të vitit 1992 dhe luftës së UÇPMB-së, deklaroi kështu kryetari i Kuvendit të Referendumit, Ibrahim Kadriu.

Sipas tijë është momenti i fundit kur politika në vend dhe rajon duhet të bëhen bashk dhe të zgjidhin problemin esencial të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Kadriu ka drejtuar një sërë akuzash edhe për politikën luginase ku sipas tijë ata nuk kanë lëvizur gjërat në të mirën e qytetarëve. Gjatë intervistës për portalin preshevacom kryetari i Kuvendit të Referendumit ka shprehur shqetësimin e tijë se deri më tani nuk është ngritur zëri për zbardhjen e vrasjeve dhe të zhdukurve që janë bërë në Luginë të Preshevës gjë për të cilën edhe sot e kësaj dite janë enigmatike. Kryetari i Kuvendit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, Ibrahim Kadriu ka kërkuar vigjilencë më të madhe dhe vendosmëri  tek faktori politik për të tejkaluar situatën e  krijuar me vite në disfavor të shqiptarëve./presheva.com/