23-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin: Më përndjek dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale…

0
45

Ndaj një 23-vjeçari ka nisur hetimi në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë.

E reja ka kallëzuar në policinë e Vlorës se 23-vjeçari I. Ç., banues në Tiranë, i ka shpërndarë materiale me përmbajtje të papërshtatshme, në rrjete sociale, si dhe se e përndjek në këto platforma.

Ndaj rastit policia ka nisur hetimin për të zbardhur ngjarjen.

Po ashtu, Policia e Vlorës njofton se u shpall në kërkim D. M., 30 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.


Top Channel