“Ti shkon i fut duart asaj…”, shpërthejnë skenat e xhelozisë së Ilnisës ndaj Meritonit

0
49

Mesa duket ftohjet e para mes Ilnisës dhe Meritonin kanë filluar.

Sfida e litarëve e “Vëllait të Madh” ka qenë një nga arsyet, ku Meritoni dhe Ilnisa ishin në të njëjtin grup. Ilnisa i ka kërkuar llogari për afrimitetin që ka me Riken, e cila ishte në grupin tjetër.

Meritoni ka tentuar që të flasë dhe të sqarohet me të, por ajo e ka refuzuar dhe nuk ka dashur të komunikojë me të. Ilnisa e akuzon se i ka futur duart Rikes në syrin e saj dhe këtë gjë nuk e toleron.

Ilnisa: Në syrin tim i fut duart asaj. Asaj? Në syrin tim? Hajde tani ec, ik më lër.

Meritoni dhe Ilnisa janë një nga çiftet që kanë rënë shumë në sy për afrimitetin që kanë krijuar me njëri-tjetrin. Ata e ndajnë çdo mbrëmje shtratin së bashku, ku nuk mungojnë puthjet, përqafimet dhe prekjet.


Top Channel