Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 6 persona! 4 të proceduar në Durrës

0
33

Vijojnë kontrollet në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Gjatë ditëve të fundit, janë arrestuar 6 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

▫️Janë ndëshkuar me masa administrative, 61 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjeteve.

▫️Janë ndëshkuar 45 drejtues mjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit.

▫️Janë vendosur 6 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

▫️Janë vendosur 69 masa administrative, për parakalime të gabuara.


Top Channel