SHPËRNDAJE

Reperi Gold AG e ka gati këngën e tij të re.

‘Falja e gjakut’ titullohet ky projekt muzikor i cili ka për qëllim vetëdijësimin e shoqërisë.

Pra objekt i këngës ka qenë ndalja e vrasjeve të shqiptarëve mes vete. Goldi ka treguar nëpërmjet një videoje të publikuar së fundmi në kanalin e tij në Youtube se për muzikën dhe tekstin e këtij projekti muzikor është kujdesur vetë ndërsa është orkestru në studio te Florent Boshnjaku.

Kënga vjen e realizuar me videoklip ku shihet se kanë marrë pjesë edhe disa prej aktorëve shumë të dashur për publikun, përfshirë Çun Lajqin.