SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka deklaruar sot para gazetarëve në Beograd se SHBA-të janë të hapura për marrëveshje ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

Megjithatë ai ka shtuar se kjo nuk do të thotë se Washingtoni do të përkrahë çfarëdo marrëveshje, shkruajnë mediat serbe.

“Do të shqyrtojmë çdo zgjidhje, por kjo nuk do të thotë se do të përkrahim çdo zgjidhje, pasi që nuk e dimë se për çfarë po bisedohet”, ka shtuar Scott në Beograd.

Diplomati amerikan gjithashtu tha se zgjidhja e arritur nga palët e interesuara do të ishte zgjidhja më e mirë, dhe nëse një gjë e tillë arrihet mes Beogradit dhe Prishtinës, do të jetë e qëndrueshme.