SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora si rrallë ndonjë këngëtare ka filluar takimet e saj me fansat direkt në rrjetet sociale.

Rita minuta më parë është kyçur “live” me fansat e saj në llogarinë e Instagramit.

Një befasi e rrallë i ndodhi rastësisht Ritës, ku në linjë u paraqit fansja e saj e cila dhomën e kishte mbushur në çdo cep me fotografitë e Rita Orës.

Kjo gjë pa dyshim e gëzoj pa masë Ritën e cila i tregoi asaj se qe vërtetë e befasur për atë që ajo kishte bërë.

 

Këngëtarja nga Prishtina, ditë më parë ka publikuar projektin e saj muzikor me titull “Let you love me”.