SHPËRNDAJE

Ekziston një ndarje e plotë në marrëdhëniet mes Lionel Messit dhe Gerard Piques në skuadrën e Barcelonës.

Lajmin e zbulon emisioni televiziv spanjoll ‘El Chiringuito de Jugones’, që ishte i pari që foli për largimin e Ronaldos në Juventus.

Thuhet se marrëdhëniet në mes dy figurave të mëdha të dhomës së veshjes, të cilët e kanë njohur njëri-tjetrin që nga koha kur ishin fëmijë janë në pikën më të ulët.

Kjo ka bërë që skuadra e Ernesto Valverdes, të humbas një dhe të barazoj dy, nga tri ndeshjet e fundit në La Liga.

Sipas ‘El Chiringuito’, Piqué nuk është i lumtur që Messi, i cili tani është kapiten i Barcelonës, nuk flet më shpesh me mediat, veçanërisht në kohën kur skuadra është keq

Pique është kritik ndaj Messit i cili nuk përballet me [shtypin] kur situata shkon keq, u tha në programin e së hënës në mbrëmje.

Ai mendon se Leo flet vetëm kur nuk është në Evropë, me Argjentinën.

Në anën tjetër edhe Messi ka ankesat e tij.

Sipas argjentinasi humbjet po vijnë pasi që vija e fundit e mbrojtjes po pranon shumë gola.