SHPËRNDAJE

Sipas njoftimeve që vijnë nga Italia, Juventusi do të synojë Paul Pogban ose Kylian Mbappen, për nënshkrimin e radhës të madh të klubit.

Pas ardhjes së Cristiano Ronaldos për një marrëveshje në vlerë 100 milionë euro këtë verë, Juve vazhdon të lidhet me një numër lojtarësh të profilit të lartë në të gjithë Evropën.

Spekulohet se blerjet e mëdha kanë bërë që të ketë një thyerje të madhe mes drejtorit të përgjithshëm Giuseppe Marotta dhe presidentit Andrea Agnelli, më drejtorin që do të lartohet.

Sipas Tuttosport, Juventus është duke shikuar emra si ylli i PSG-së, Kylian Mbappé dhe ai i Manchester United, Paul Pogba.

Flitet se për Mbappen klubi italian mund të ofrojë në çdo kohë shumë të çmendur, por mund të pres edhe deri afër vitit 2022, kur atij do t’i zvogëlohen vitet në kontratë.

Pogba mund të jetë një opsion më real në termat afat shkurtër.

Problemet e tij aktuale në United, janë ato me menaxherin Jose Mourinho, të cilat vështirë se do të kalohen.