SHPËRNDAJE

Vetëm pas pak ditësh nga kuvendi i përgjithshëm i PVD-së, ku pas 28 vite Riza Halimi është tërhequr nga posti i kryetarit dhe është emëruar Shaip Kamberi nga dega PVD Bujanoc, kanë dalur spekulimet e para për ndarje të PVD-së. Një ish-kryetar i njësis së PVD-së në Preshevë dhe njohës i mirë i rrethanave brenda PVD-së, në rrjetin social ka publikuar një listë me iniciale të personave që sipas tij janë duke planifikuar ndarjen e PVD-së për të pamundësuar punën e kryetarit të ri Shaip Kamberi. Personat në fjalë janë të involvuar në një komplot që kanë synuar, sipas ish-kryetarit të njësisë së PVD-së, të ndajn degën e PVD-së në Preshevë nga ajo e Bujanocit.

PVD në Komunën e Preshevës ka një situatë të ndërlikuar meqë ka humbur rreth 50 përqind të elektoratit në zgjedhjet e kaluara komunale dhe rradhitet si parti e tretë në këtë Komunë. PVD është me disa “intermezo” të shkurtëra në opozitë në 12 vitet e fundit, ndërkaq pushteti pak muajsh i udhëhequr nga Ardita Sinani (PVD) në Komunën e Preshevës ishte i ngarkuar me skandale të njëpasnjëshme./presheva.com/