SHPËRNDAJE

Lëvizja e Progresit Demokratik(LPD) ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme me çrast ka zgjedhur kryetarin e ri të këtij subjekti politik. Kryetar i ri i Lëvizjes së Progresit Demokratik(LPD)unanimisht është zgjedhur i biri i Jonuz Musliut, Shqiprim Musliu.

Ne besojmë fuqishëm se LPD, do të vazhdoj të mbetet faktor unifikues e vendimarrës i shumë proceseve politike në Luginë të Preshevës” tha Nevzad Luftiu. Luftiu po ashtu theksoi se LPD ishte e vetmja parti politike e cila besonte e punonte për ate që po filet sot.LPD beson që zgjdhja më e mirë për çështjen e Luginës së Preshevës është bashkimi me Kosovën. Para të pranishmëve foli dhe Reshat Salihu i cili ngriti lartë veprën e të ndjerit Jonuz Musliu i cili njëherit ishte edhe themelues i LPD-së. Salihu mes tjerash tha se sot po zgjedhim kryetarin e ri të LPD-së , por nuk mund të zëvendësohet figura unifikuese e kësaj treve të shqiptarëve. Edhe Adnan Salihu ngriti lartë veprën e të njderit Jonuz Musliu, ai kujtoi dhe kohën kur së bashku kishin themeluar LPD-në.

Shqiprim Musliu pas zgjdhjes për kryetar të LPD-së, fillimisht falënderoi nënën e tij duke thënë se diti ta ruaj babin e tij në të gjitha ato kohra të vështira. Musliu me plot emocione tha se do të gjejë forcë dhe motiv që me këta delegatë dhe me këtë rini të veprojmë bashkë, të veprojmë drejtë ashtu siç na mësoi ky njeri, duke bërë me shenjë nga fotografia e të ndjerit Junuz Musliu. Lëvizja e Progresit Demokratik(LPD) ishte themeluar 16 vite më parë ku lider i saj ishte zgjedhur Jonuz Musliu tashmë i ndjerë. LPD është subjekt politik i dalur nga ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./presheva.com/