SHPËRNDAJE

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit ditë më parë kanë bërë vendosjen e disa lodrave në parkun e Entit parashkollorë ”8 Marsi” në Preshevë. Ramadan Dalipi, kyretar i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit për portalin presheva.com ka deklaruar se ky aktivitet është realizuar në kuadër  të projektit ”Mundemi edhe ne” donacion i siguruar nga fondacioni Ana dhe Vlade Divac ndërsa është implementuar nga Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit.

Aktivitetet e radhës në kuadër të QSA-së sipas z.Dalipi do të jenë të njejta edhe në institucionet tjera ku frekuentojnë fëmijët./presheva.com/