SHPËRNDAJE

Informatë e Alternativës për ndryshim:

Informatë

Është një sfidë dhe ballafaqim permanent me problemet e akumuluara në tri dekadat e fundit. Ne, gjatë udhëheqjes me pushtetin e Komunës së Preshevës në këto pak muaj kemi arritur të startojmë disa projekte vitale, disa tjera i kemi përfunduar, ndërkaq shumë e shumë tjera kanë ende për t`u filluar. Jemi të vetëdijshëm se është përgjegjësi e përbashkët dhe e plotë individuale e kolektive, në sfidë me kohën dhe ri-kthimin e shpresës për të jetuar në këtë vend të bekuar.

Shumë e shumë projekte dëshirojmë ti kishim përfunduar dje dhe sot të fillojmë me tjerat, ashtu siç kemi dëshiruar që problemet jetike (psh. Uji i pijshëm) të kishin përfunduar 20 vite më parë. Sidoqoft jemi të hapur për kritika konstruktive, ndërkaq ne me garancë të plotë nuk do t`i rrënojmë të mirat e këtij vendi për shkak inateve politike dhe egove të pangopura provinciale. Ashtu siç opozita (PVD dhe PDSH) më shumë angazhim propagandistik mundohen të rrënojnë një kompani të hapur, se sa të hapin të tjera.

E keqja e vendit nuk duhet të jetë suksesi i një subjekti politik, aq më shumë kur dihet se po këta “partner politik opozitar” mbajnë përgjegjësi dekadore me ngecjet zhvillimore në këtë Komunë. Tani më poshtë ju bashkangjesim deklaratën e ish-kryetarës së Komunës nga PVD-ja, Ardita Sinani lidhur me kritikat ndaj pushtetit tonë, ndonëse shumica e akuzave janë të pabaza dhe të pavërteta (t’ju shërbej atyre si refleksion):

Këshilli për Informim i APN-së
Preshevë, 09.10.2018