SHPËRNDAJE

Manchester Unitedi përballet me konkurrencë në përpjekje për ta sjellë Zinedine Zidanin në stolin e trajnerit të klubit, me Bayern Munichun që po ashtu është i etur ta emërojë francezin, sipas Mirror.
E ardhmja e Jose Mourinhos mbetet e pasigurt në “Old Trafford”.

Zidane është ndër trajnerët e lirë më të kërkuar në botën e futbollit, pasi ia fitoi Real Madridit tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Dhe derisa Mourinho është pranë shkarkimit përkundër se fitoi me rikthim sensacional ndaj Newcastle Unitedit në fundjavë, edhe Bayerni është duke e konsideruar të ardhmen e Niko Kovacit pas startit të dobët në sezonin 2018/19.

Prandaj gjiganti gjerman se sheh Zidanin si pasues të mundshëm të tij.