SHPËRNDAJE

Mariano pritet që vetëm tani të startojë një ndeshje për Lopeteguin, por lëndimi i Benzemës i ka dhënë një mundësi spanjollo-domenikanit për të shkëlqyer në vijën e parë të sulmit
Lëndimi i muskujve të kofshës së Karim Bezemas do të bëj që ai të jetë jashtë për dy deri tri javë – që do të thotë se francezi do të mungojë definitivisht vizitën në Levante në Bernabeun më 20 tetor dhe ndoshta në ndeshjen në shtëpi në Ligën e Kampionëve kundër Viktoria Plzen tri ditë më vonë.

Ende ka dyshime a do të jetë ai në gjendje të udhëtojë në Camp Nou për t’u përballur më 28 tetor kundër Barcelonës, edhe pse mjekët e klubit besojnë që ai nuk do të këtë problem për t’u paraqitur në El Clasico.

Hapi për Marianon

Mungesa e Benzemas në të dy ndeshjet kundër Levantes dhe Viktoria Plzen do ti jep hapësirë Marianos për tu paraqitur në formacionin startues te Julen Lopeteguit për herë të parë.

Që nga koha e ardhjes së tij, ish lojtari i Lyon ka qenë në bankë tetë ndeshje, ka luajtur vetëm në pesë prej këtyre ndeshjeve. Paraqitja më e gjatë e tij ishte 45 minuta kundër Alaves vikendin e fundit, kur e zëvendësoi Benzeman pas lëndimit.

Deri me tani Mariano ka vetëm një gol të shënuar: atë golin e bukur kundër Romës pas 17 minutave që hyri në fushë. Ai përpak se nuk shënoi të dytin kundër CSKA Moskës ku goditi shtyllën javën e kaluar-një ndeshje në të cilën spanjollo-domenikani ishte lojtari më i mirë i skuadrës së Real Madridit që i mungojë dinamika e lojës.

Mariano mund t’ia zë vendin Benzemës jashtë formës

Lopetegui vazhdimisht ka theksuar besimin e tij tek Mariano, por po ashtu edhe te Benzema, i cili ka startuar në 11 ndeshje të Real Madridit këtë sezon. Francezi, megjithatë, nuk e ka treguar vetveten dhe ka filluar ta humb besimin e trajnerit. Ai e filloi mirë sezonin, duke shënuar pesë gola në katër ndeshje, por që prej asaj kohe është zhdukur, duke dështuar të shënojë dhe të tregojë lojë të bukur në shtatë ndeshjet e tyre.

Dy ndeshjet kundër Levantes dhe Viktoria Plzen pas pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare këtë vikend do ti japin mundësi Marianos që të startojë si sulmues, me El Clasicon që është shumë afër. Në një skuadër të Madridit që ka dështuar të shënoi në katër ndeshjet e fundit, spanjollo-domenikani ka një mundësi ideale që të jetë pjesë integrale e planeve të Lopeteguit.