SHPËRNDAJE

Deklaratat nga belgu se e ka ëndërr të luaj për Los Blancos janë pjesë e strategjisë që kampionët europian ta transferojnë atë në janar
Real Madrid ka shtypur butonin e planit të tyre emergjent: për ta transferuar Eden Hazardin në kryeqytetin spanjoll në afatin kalimtar të dimrit. Shkrimi është raportuar sot nga stacioni spanjoll, i njohur për lajme të futbollit, Cadena SER.

Paralajmërimi i Hazard për Chelsea

Sulmuesi belg, i cili ishte një objektiv i Florentino Perez në verë por që u refuzua në fund, tani po shihet si një zgjidhje e mundshme e problemeve që po përballen Los Blancos. Ndryshimi i rregullave të UEFA’së këtë sezon do të thotë se nuk do të këtë ndalesa për lojtarët që të luajnë edhe në Ligën e Kampionëve (pavarësisht se Chelsea luan në fazën e grupeve të Europa Ligë) dhe po ashtu të shikojë për trofe në Spanjë, që për shumë kënd shihen si shumë të rëndësishëm.

Klubi anglez, për momentin është në krye të tabelës bashkë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin në Premier Ligë (kjo për shkak të formës shpërthyese të Hazard), ishte raportuar se kishin kërkuar 200 milionë euro për lojtarin. Megjithatë, me kontratën e tij që përfundon më 2020, Madridi janë duke shpresuar që kjo shumë të reduktohet, ashtu si në rastin e portierit Thibaut Courtois në verë.

Një lëvizje për realizimin e një ëndrre

Sipas SER, komentet e fundit nga Hazard janë pjesë e një kombinimi të strategjisë për të zbutur qëndrimet e Chelsea që mos ta ndalojnë lojtarin i cili ka dhënë shumë për këtë klub vitet e fundit, pasi që është ëndrra e tij të luaj për Realin.

Hazard, shpesh është kritikuar për mos konsistencë në lojë, kishte një Botëror të mirë dhe ka shënuar deri me tani tetë nga 10 ndeshjet e klubit, disa nga to spektakulare. Shënimi i golit është pozita ku po vuajnë Real Madridi për momentin – diçka që Julen Lopetegui e di se duhet ta zgjedh shpejtë, që në janar – dhe lojtari po ashtu ishte përmendur disa herë edhe në kohën e Zinedine Zidane, derisa manaxheri i ri duhet të zgjedh këtë problem me të cilin ka problem kohëve të fundit.