SHPËRNDAJE

Lajm i mirëpritur për preshevarët, tërheqja nga politika e liderit të PVD-së, tha kështu për mediat, kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Urojmë që forcat e reja të dalin në pah tek partitë e vjetra edhe pse të rinjtë në subjektet e vjetra politike janë të ngulfatur për zhvillim të veprimtarive të tyre . Sipas Arifit ish lideri i PVD-së kishte tejkaluar të gjitha afatet e demokracisë dhe fjalës së lirë si drejtues politik sepse gjatë 27 vitesh ai ka udhëhequr me pesë persona që ishin në krye të partisë tha ndër të tjera Shqiprim Arifi./presheva.com/